Boston përmbys Miami dhe i afrohet titullit në Konferencën e Lindjes

26 Maj 2022
8:18
Telesport
back button

Boston Celtics fitoi sot 93-80 në fushën e Miami Heat dhe udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve finale në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Boston përmbys disavantazhin me ndeshje dhe tashmë e sheh veten një fitore larg titullit kampion në Lindje. Ndërkohë që, ndeshjen e radhës do ta luajë në fushën e tij.

Një takim i ekuilibruar në pjesën e parë, por në të dytën miqtë marrin kontrollin e saj dhe fitojnë me meritë. Brown me 25 pikë dhe Tatum me 22 pikë e 12 rebound ishin më të mirët në fushë për ekipin e Celtics. Në kahun tjetër, Adebayo realizoi 18 pikë e 10 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, 80-93 (2-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, (3-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit