Boston rihap garën për titullin në Lindje, mund Miami dhe shpreson te mrekullia

24 Maj 2023
8:17
Telesport
back button

Boston fitoi sot 116-99 ndaj Miami në finalen e katërt play off në Konferencën e Lindjes, duke rihapur garën për titull. Tashmë Miami udhëheq 3-1 serinë dhe mbetet ende një fitore larg titullit në Lindje.

Ndeshja e sotme luajtur në fushën e Miami u domionua nga miqtë, ndjeshëm më superiorë në fushë, duke e merituar fitoren. Tatum me 33 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Celtics, ndërkohë që të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë.

Miami nuk arriti të bëjë hapin vendimtar, duke zhgënjyer në këtë rast të parë. Butler realizoi 29 pikë, por i pambështetur sa duhet nga skuadra e tij. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Boston, që shpreson ende te mrekullia për të shkuar në finalet e NBA, ku është kualifikuar Denver.

NBA-Konf.Lindje, Play off-Finale

Boston – Miami, 116-99 (1-3)

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Finale

Denver – Lakers, (4-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit