Botërori 2006, prapaskena e Lippi-t dhe ajo fotografi… pa brekë

4 Korrik 2020
17:38
Denis Hakanaj
back button

4 korriku është përvjetori i gjysmëfinales mgjike të Botërorit 2006-të.

Italia mposhti në kohën shtesë Gjermaninë duke siguruar një vend në finale. të fituar më pas kundër Francës në Berlin. Lippi udhëhoqi një grup të bashkuar që pothuajse nuk bëri asnjë gabim gjatë rrugës.

Ish-trajneri i “Axurrëve” ka zbuluar një prapaskenë argëtuese në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

Lippi ka kujtuar edhe momentin kur ngatërroi disa drita për disa fotografë të fshehur në gardhin e qendrës stërvitore të “Axurrëve”:

“Para se të fillonim stërvitjen, unë shikova disa drita rreth fushës, mendoja se ishin kameramanë ose fotografë për të na spiunuar. Nuk doja t’i jepja asnjë avantazh askujt, kështu që thërrita lojtarët dhe iu thashë se nuk do të bënim asgjë në atë stërvitje, duke shpjeguar edhe arsyen”.

“Shkuam para gardhit, ulëm të gjithë pantallonat dhe treguar të pasmet: duket se nuk kishte njeri, përndryshe ajo fotografi do të kishte bërë xhiron e botës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit