Botërori 2022: FIFA-Katar, dokument me 112 faqe mbi të drejtat e njeriut

18 Shkurt 2020
12:06
back button

Tutelimi i të drejtave të punëtorëve dhe komunitetit Lbgt, por edhe aktivistëve dhe medieve në qendër të Botërorit 2022. FIFA dhe Katari kanë prezantuar një platformë të përbashkët në prag yë Kupës së Botës në Lindjen e Mesme. Bëhet fjalë për një dokument prej 112 faqesh ku përcaktohen impenjimet që duhet të ndërmarrin organizatorët për ta  bërë turneun të hapur për të gjithë, rritur zhvillimin ekonomik të vendit dhe atë social, e gjitha në mbrojtje të ambjentit.

Janë fiksuar në fakt 22 objektiva teksa pikë e rëndësishme është edhe ajo e lidhur me punëtorët emigrantë, pasi Katari do të promovojë “kushte pune dhe jete dinjitoze” duke mos pasur asnjë formë diskriminimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit