Botërori 2023, kombëtarja nis grumbullimin për 2 sfidat e para

14 Shkurt 2020
12:37
Telesport
back button

Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka nisur fazën përgatitore për të marrë pjesë në fazën para-eliminatore të Kampionatit Botëror 2023. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, ndodhet në Grupin A së bashku me Portugalinë, Qipron dhe Bjellorusinë. Ndeshja e parë e kombëtares kuqezi është më 20 shkurt, në Portugali, ndërkohë që më 23 shkurt, në Durrës, do të presim rivalët qipriotë (ndeshjet e radhës janë në nëntor 2020).

Sipas FSHB-së, puna ka nisur normalisht dhe stërvitja do të zhvillohet në mjediset e “Akademisë Goga”, ku dhe kombëtarja do të luajë ndeshjet. Lojtarët e grumbulluar nga trajneri Afrim Bilali janë: Dallas Moore, Klein Strazimiri, Robert Shestani, Eldi Hysa, Fredi Bedini, Danjel Lekndreaj, Celis Taflaj, Nikola Ivanaj, Klaudio Ndoja, Gerti Shima, Julian Hamati, Niko Thano, Herion Faslija, Endrit Hysenagolli dhe Eraldo Nikoci.

Ndeshjet e Superligës në Kampionatin kombëtar nuk do të luhen përgjatë dy javëve në vazhdim.

Posteri i sfidave te kombetares

Lajme të tjera

Lajmet e fundit