Botërori, FIBA: Jo më “Dream Team”, një ekip ballkanas favorit për medaljen e artë

27 Gusht 2019
18:25
Telesport
back button

Më 31 gusht do të nisë Kampionati Botëror i Basketbollit për meshkuj, turne që zhvillohet në Kinë deri më 15 shtator. Pjesëmarrëse në këtë turne janë 32 shtete.

FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit) ka publikuar sot një renditje të 32 ekipeve kombëtare që marrin pjesë në këtë botëror. Renditja është përgatitur në bazë të rezultateve që kanë arritur të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Surprizat nuk mungojnë, pasi në vendin e parë nuk është kombëtarja amerikane, por ajo e Serbisë. Amerika renditet e dyta, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Spanja. Në “top-5” janë edhe Franca (e katërta) dhe Greqia (e pesta).

Amerika, ose ekipi i “Dream Team”, është skuadra kampione në fuqi, por që në këtë botëror do të luajë pa yjet e saj, që kanë refuzuar të marrin pjesë ose janë dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit