Në Budapest të Hungarisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Atletikës, nje event që ka kurorëzuar edhe njeriun më të shpejtë në botë për vitin 2023. Ai është atleti amerikan Noah Lyles, që triumfoi në finalen e 100 metrave, duke dhënë kohën 9”83.
Atleti 26-vjeçar amerikan kishte premtuar një triumf të tillë, duke premtuar edhe kohën 9”65, por në pistë ai realizoi një kohë më të lartë. Gjithsesi, ai mbajti premtimin për të varur në qafë medaljen e artë, duke shkëlqyer në pistë.
Në vendin e dytë u rendit atleti nga Botsvana, Letsile Tebogo (9”88), ndërkohë që në podium u ngjit edhe britaniku Zharnel Hughes (po 9”88). Në fakt, edhe vendi i katërt (xhamajkani Seville) pati të njëjtën kohë si dy të tjerët, por diferencën e bënë milisekondat, që vendosën podiumin.