Serbia “leksion” Italisë, Spanja përmbys Iranin “in extremis”

4 Shtator 2019
16:50
Telesport
back button

Ka nisur sot faza e tretë e grupeve të Kampionatit Botëror të Basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë. Sot janë luajtur ndeshjet e Grupeve A-D.

Serbia fitoi me lehtësi 92-77 ndaj Italisë, duke marrë kreun e grupit D, ndërsa Polonia arriti një fitore të lehtë ndaj Bregut të Fildishtë, sfidë e vlefshme për Gurpin A.

Venezuela mundi pa probleme 72-59 Kinën organizatore të Botërorit, ndërsa koha shtesë ka qenë më fat për Angolën, që mundi 84-81 Filipinet.

Grupi A

Bregu Fildishtë – Poloni, 63-80

Venezuelë – Kinë, 72-59

Grupi B

Kore e Jugut – Nigeri, 66-108

Rusi – Argjentinë, 61-69

Grupi C

Porto Riko – Tunizi, 67-64

Spanjë – Iran,  75-63

Grupi D

Angola – Filipine, 84-81

Itali – Serbi, 77-92

Lajme të tjera

Lajmet e fundit