Botërori i boksit, Shqipëria vetëm humbje dhe 3 eliminime nga gara

5 Maj 2023
12:34
Telesport
back button

Në Tashkent të Uzbekistanit ka nisur Kampionati Botëror i Boksit për të rritur, një turne i rëndësishëm e kualifikues për Olimpiadën “Paris 2024”. Në këtë event merr pjesë edhe kombëtarja shqiptare. Nën drejtimin e trajnerëve Gëzim Zeneli e Lazarin Vila janë 6 boksierë: Arjol Zeneli, Krenar Zeneli, Ani Haxhillari, Denis Nurja, Arjon Kajoshi e Nelson Hysa.

Deri më tani, në ring janë ngjitur 4 nga 6 boksierët e kombëtares. Tri prej tyre janë eliminuar, ndërsa njëri vijon garën, ndërkohë që ende nuk kanë filluar konkurrimin e dytë Kajoshi e A.Zeneli.

Në peshën 60kg, Krenar Zeneli përfiton nga mungesa në ring e rivalit zviceran Chawe Gamedze për ta avancuar më tej në raundin e parë. Gjithsesi, në përballjen e dytë, atë ndaj spanjollit Jose Quiles, ai mund me “KO” në raundin e tretë, duke u eliminuar.

Në peshën 71kg, boksieri kuqezi Denis Nurja u eliminua që pas sfidës së parë. Ai u mund 4-1 nga Aaron Prince i Trinidat-Tobago, duke e mbyllur shumë shpejt aventurën e tij.

Në peshën 57kg, Ani Haxhillari avancoi në raundin e dytë pas fitores aforfe ndaj zviceranit Dlamini Comford, që nuk u paraqit në ring. Në turin tjetër, ai do të përballet me Yousef Iashash të Jordanisë.

Në peshën +92kg, boksieri Nelson Hysa debutoi me humbje. Që në sfidën e parë ai u mund 5-0 nga rivali akuadorian Gerlon Congo, duke mos avancuar dot më tej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit