Botërori i Katarit / Nga Mbappé te Richarlison pa patentë, por posedues makinash luksoze. Ja dhe precedenti “Ronaldinho”

30 Nëntor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Të apasionuar pas supermakinave, por të frenuar nga provimi për të marrë lejen e drejtimit. Këtu është rasti i disa yjeve të futbollit. Dhe ka një precedent ilustrues. Nga Range Rover te Cadillac, nga Ferrari te Lamborghini përmes Mercedes dhe Audi. Shumë futbollistë, disa prej tyre protagonistë në Katar, në Kupën e Botës 2022, njihen për koleksionet e tyre të pasura të supermakinave të fuqishme dhe luksoze.

Nga ana tjetër ka nga ata që nuk kanë marrëdhënie idilike me makinat. Ata fajësojnë një pengesë, të quajtur leje drejtimi (patentë). Nga Mbappé te Richarlison: ja cilët janë lojtarët që nuk e kanë marrë ende patentën e drejtimit.

Richarlison
Richarlison është mësuar të shënojë shumë gola, por për sulmuesin e Tottenhamit dhe Brazilit, patenta është një pengesë në dukje e pakapërcyeshme. Përpjekja e fundit e pa atë të marrë 36 pikë nga 56, më pak se 6 nga pragu për ta kaluar me sukses provimin e teorisë. Në “Ronaldo TV”, 25-vjeçari shpjegoi vështirësitë e tij: “Problemi im lidhet kryesisht me anglishten. Përgatita 200 pyetje nga 900. Më pas shkova me pushime…” Kështu, pavarësisht pasionit për Range Rover, që e ekspozon shpesh në rrjetet sociale, sulmuesi detyrohet të udhëtojë me shofer, ose transport publik.

Mbappe
Kylian Mbappé është protagonisti i një paradoksi kurioz. Në fakt, sulmuesi francez 23-vjeçar i Paris Saint-Germain ka një koleksion të respektueshëm motorik, që nuk mund ta drejtojë personalisht pasi nuk ka patentë. Në garazhin e tij është një Ferrari 458 me motor V8, me aspirim natyral 570 HP, së bashku me një Audi R8, një xhevahir 560 HP. Të pranishëm janë gjithashtu një Mercedes dhe një Range Rover, si dhe tre modele Volkswagen: nga Tiguan te Touareg, nëpërmjet një Multi Van. Një shumëllojshmëri mjetesh për të lëvizur falë një shoferi.

Jordi Alba
Licenca e drejtimit ka qenë prej kohësh një tabu për Jordi Alba. Mbrojtësi i Spanjës dhe Barcelonës arriti të kalonte testin e patentës së drejtimit në moshën 31-vjeçare. Më parë, babai i tij e kishte shoqëruar shpesh në seancat stërvitore. Një detaj që i kishte kushtuar më shumë se një ngacmim nga shokët dhe kundërshtarët. Pasi u licencua, ai e pa të arsyeshme ta trajtonte veten me një Range Rover Sport.

Precedenti “Ronaldinho”
Mbappé dhe Richarlison nuk janë të vetmit që kanë hasur vështirësi në lidhje me licencat e tyre të drejtimit. Për shembull, Ronaldinho ka shprehur gjithmonë një frikë të caktuar nga vozitja. Një shqetësim që e shtyu drejt një vendimi drastik. Në fakt, ish-kampioni brazilian nuk ka marrë asnjëherë leje drejtimi, duke preferuar të udhëtojë me taksi apo duke u mbështetur tek kushëriri i tij Thiago për udhëtime. Megjithatë, Ronaldinhos nuk i mungon pasioni për makinat e shtrenjta, siç e dëshmon edhe shkrepja me Rolls-Royce e postuar në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit