Botërori i Klubeve: Legjenda Xavi eliminohet, dështaku i Milanit realizon nga 30 metra (VIDEO)

15 Dhjetor 2019
18:46
back button

Pasi u kualifikuan në turin e parë ndaj ekipit fitues të Oqeanisë, Al Sadd i Xavi Hernandez eliminohet menjëherë në raundin tjetër të Botërorit të Klubeve, përballë meksikanëve të Monterrey me rezultatin 3-2 dhe njëri nga golat shënohet edhe nga Lionel Vangioni, dështaku i Milanit dhe që me kuqezinjtë ka luajtur në sezonin 2016-2017, teksa më pas u transferua në Meksikë.

Në gol edhe Funes Mori, që në Argjentinë e kanë cilësuar dikur super talent, por që humbi rrugës. Kështu, në fazën gjysmëfinale të turneut (duke parë edhe eliminimin e Es Tunis, ekipi fitues i Afrikës) do të përballen Liverpool-Monterrey dhe Flamengo-Al Hilal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit