Botërori i koshit: Italia e Spanja fitore të thella, Lituania mposht organizatorët në shtesë

2 Shtator 2019
16:46
Telesport
back button

Kanë nisur sot ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror të Basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë. Në këtë turne marrin pjesë 32 skuadra, të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra secila.

Edhe ndeshjet e luajtura sot nuk dhuruan surpriza, teksa ekipet pretendente bënë detyrën, duke fituar pa shumë vështirësi. Sërish fitore të thella për Italinë dhe Serbinë në Grupin D, ku udhëheqin me pikë të barabarta.

Pa probleme fitojnë edhe Rusia, Spanja e Argjentina, që hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e dytë.

Grupi A

Venezuelë – Bregu i Fildishtë, 87-71

Kinë – Poloni, 76-79

Grupi B

Nigeri – Argjentinë, 81-94

Kore e Jugut – Rusi, 73-87

Grupi C

Tunizi – Iran, 79-67

Porto Riko – Spanjë, 63-73

Grupi D

Itali – Angolë, 92-61

Serbi – Filipine, 126-67

Lajme të tjera

Lajmet e fundit