Botërori i Moto GP pëson një tjetër shtyrje, anullohet edhe gara e Spanjës

26 Mars 2020
19:55
Telesport
back button

Pas Formula 1 edhe botërori i Moto GP ka njohur sot një tjetër shtyrje për shkak të coronavirus. Organizatorët e garës së Spanjës, që zhvillohet në pistën e Jerez, kanë bërë me dije se gara e planifikuar më datën 3 maj nuk do të zhvillohet.

Ata shprehen se për shkak të coronavirus, që kohët e fundit është përhapur me ritme të shpejta në vendin iberik, janë të detyruar të anullojnë garën. Kjo pritej të ishte gara e parë sezonale në Moto GP, pas ribërjes së kalendarit, por edhe ky start i dytë ka dështuar.

Ne do të përpiqemi të nisim botërorin sa më shpejt të jetë e mundur, duke përpiluar një tjetër kalendar provizur”, thanë drejtuesit e Moto GP. Skuadrat bëjnë me dije se një pjesë e materialeve, përfshi edhe motorët, janë ende në Katar, ku duhej të zhvillohej gara e parë sezonale, më pas e anulluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit