Në Beograd të Serbisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Mundjes për të rritur, event ku merr pjesë edhe Shqipëria me 6 mundës: 5 meshkuj dhe 1 femër. I pari që ka garuar për kuqezinjtë është kampioni i botës një vit më parë, Zelimkhan Abakarov, që garoi në peshën 57kg, në stilin e lirë.
Në sfidën e parë, Abakarov fitoi me lehtësi 13-2 me ndaj kanadezit Treye Colby Trotman, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Në sfidën e dytë, mundësi kuqezi fitoi 11-0 ndaj rivalit Aman Aman që garonte nën flamurin e Federatës Ndërkombëtarte të Mundjes, duke shkuar në çerekfinale.
Në sfidën çerekfinale, mundësi rus me nënshtetësi shqiptare, fitoi 12-2 ndaj iranianit Milad Valizadeh, duke shkuar kështu në gjysmëfinale. Këtu Abakarov u përball me mundësin serb Stevan Andria Micic, duke u mundur 6-2 dhe nuk arrin dot të shkojë në finale dhe të duelojë për të artën.
Gjithsesi, Abakarov do të duelojë për medaljen e bronztë, ndërkohë që pret të mësojë emrin e rivalit. Në këtë botëror, për ngjyrat kuqezi garojnë edhe Islam Dudaev (65kg), Paris Kerepi (125kg), Bajram Sina (60kg, mundje klasike), Kevin Kupi (77kg, mundje klasike) dhe Albina Drazhi (65kg).