Botërori i notit, 21-vjeçari amerikan vendos rekord të ri në 50m shpinë

2 Maj 2022
15:41
Telesport
back button

Notari amerikan Hunter Armstrong vendosi rekord të ri botëror në garën e 50 metrave shpinë. Ai dha kohën 23”71, e vendosur gjatë garave të Kampionatit Botëror të Notit të zhvilluar në Greensboro të Amerikës.

Koha e mëparshme 23”80 ishte vendosur një vit më parë, në maj të 2021-shit nga rusi Klemend Koleshnikov, në Europianin e notit. Asmtrong është fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e Tokios në stafetën 4×100 metra.

Një ëndërr që u bë realitet. Gjithnjë kam dashur të vendos një rekord botëror dhe tani që e realizova këtë gjë jam në qiellin e shtatë”, u shpreh notari 21-vjeçar amerikan pas vendosjes së rekordit të ri botëror në 50 metra shpinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit