Botërori i notit, Merizaj e Kadiu mbyllin konkurrimin pa shumë bujë

27 Qershor 2022
9:35
Gentian Spiri

Në Budapest (Hungari) po zhvillohet botërori i notit, event ku marrin pjesë edhe dy notarë nga vendi ynë, Nikol Merizaj e Kledi Kadiu. Ata kanë mbyllur garat e tyre, bërë një paraqitje të mirë, por pa mundur të vendosin rekorde apo hyjnë në fazën finale.

18-vjeçari Kadiu mori pjesë në garën e 50 metrave bretkosë. Ai dha kohën 29”15 në përfundim të baterive eliminatore, duke u klasifikuar në vendin e 40-të mes 60 notarëve, duke mos u kualifikuar dot më tej.

Notarja Nikol Merizaj mori pjesë në dy disiplina. Në garën e 50 metrave stil i lirë, ajo dha kohën 26”44, duke u klasifikuar në vendin e 38-të mes gati 100 konkurrenteve. Një paraqitje e mirë, por që nuk i dha mundësi Merizajt të vazhdojë më tej.

Në garën e 50 metrave flutur, Merizaj dha kohën 27”83, duke u klasifikuar sërish në vendin e 38-të mes 62 konkurrenteve. Merizaj synoi në të dyja këto gara rekordin kombëtar, por nuk ia doli dot mbanë, duke iu afruar shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit