Botërori i peshëngritjes për të rinj, Enkileda Carja medalje bronzi në peshën 59kg

28 Mars 2023
20:18
Telesport
back button

Peshëngritësja e re shqiptare Enkileda Carja ka siguruar sot në mbrëmje medaljen e bronzit në Botërorin për të rinj në peshëngritje, event që po zhvillohet në qytetin e Durrësit. Ajo u rendit e treta në peshën 59kg, duke i dhënë Shqipërisë dy medalje, në stolin e shkëputjes dhe në dygarësh.

Edhe pse garoi në Baterinë B, paraqitja e Enkilenda Carja ishte e shkëlqyer, e denjë për të qenë me më të mirat. Ne stilin e shkëputjes, ajo u rendit e treta me peshën 87kg, ndërsa në shtytje u rendit në vendin e pestë, me 100kg.

Në dygarësh, me 187kg, Carja u rendit e treta mori edhe një tjetër medalje të bronztë, duke i dhuruar Shqipërisë medaljet e para në këtë event të rëndësishëm. Sipas IWF (Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes), Carja është shtangistja e vetëm deri më tani që ka marrë medalje edhe pse garon në baterinë B.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit