Botërori i shtangës: Briken Calja larg podiumit, e mbyll garën pa rezultat në dygarësh

10 Dhjetor 2022
3:38
Telesport
back button

Peshëngritësi Briken Calja ka garuar mëngjesin e sotëm në botërorin e shtangës që po zhvillohet në Bogota të Kolumbisë, në peshën 73kg. Një paraqitje jo fort pozitive për shtangistin kuqezi, që synonte zonën e medaljeve, por nuk arriti të jepte dot të jepte rezultat në dygarësh.

Calja realizoi vetëm një nga 6 provat e tij, pa mundur dot të shkëlqejë, ndërkohë që rikthehej në pedanën e një eventi të madh disa muaj pas dëmtimit. Rezultati më i mirë i tij në këtë botëror është vendi i 9-tënë shkëputje, ndërsa në shtytje nuk dha rezultat.

Në stilin e shkëputjes, Briken Calja e nis jo mirë garën e tij, duke mos ngritur dot 150kg në provën e parë, peshë që e ngre në përpjekjen e dytë. Në provën e tretë, Calja synon 154kg, por pa sukses, duke e mbyllur garën në vendin e 9-të në këtë stil.

Më pas, në stilin e shtytjes, Calja dështon të ngrejë 185kg në provën e parë, ndërsa në dy provat e tjera nuk ngjitet fare në pedanë. Për pasojë, shtangisti shqiptar nuk jep dot asnjë rezultat në këtë stil dhe në dygarësh, duke mos hyrë në renditjen e përgjithshme.

Në këtë peshë triumfoi një shtangist që e nisi garën nga Bateria B, iraniani Abdullah Rahmat (352kg në dygarësh), ndërkohë që edhe në vendin e dytë u klasifikua një tjetër shtangist nga Irani, Rizki Juniansyah (347kg në dygarësh). Medalje bronzi për kazakun Alexey Churkin (343kg në dygarësh).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit