Botërori i shtangës/ Briken Calja medalje ari në shkëputje

10 Dhjetor 2021
16:02
Telesport
back button

Shtangistët shqiptarë kanë shkëlqyer sot pasdite në pedanën e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, turne që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit. Briken Calja ka fituar medaljen e artë në peshën 73kg në stilin e shkëputjes, duke ngritur 156kg. Ndërsa Erkand Qerimaj u rendit i katërti.

Calja e nisi konkurrimin me 152kg, peshë të cilën e ngre që në provën e parë. Ai është i suksesshëm edhe në provën e dytë, kur ngre 154kg. Ndërsa në provën e tretë, ai synon 156kg dhe ia del mbanë, duke siguruar medaljen e artë dhe shfryn gjithë dufin në pedanë. Një garë e suskesshme dhe e zgjuar e Cales, që arrin të marrë maksimumin nga ky stil.

Ndërsa Qerimaj e nis konkurrimin me 150kg, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tenton 153kg, por nuk e ngre dot këtë peshë në përpjekjen e dytë. Gjithsesi, shkodrani ia del mbanë të ngrejë 153kg në provën e tretë, por humbet medaljen e bronztë për shkak të peshës trupore me rusin Petrov (edhe ky ngriti 153kg).

Një triumf i shtangistëve kuqezinj në këtë turne, teksa sapo kanë përmbushur gjysmën e rrugëtimit të tyre. Pask pak, ata do të synojnë zonën e medaljeve edhe në stilin e shtytjes dhe dygarësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit