Botërori i shtangës, Calja synon zonën e medaljeve dhe kualifikimin olimpik

9 Dhjetor 2022
9:22
Telesport
back button

Në Bogota të Kolumbisë, po zhvillohet prej disa ditësh Kampionati Botëror i Peshëngritjes, një event ku Shqipëria përfaqësohet vetëm me shtangistin Briken Calja. Kampioni i botës do të garojë mëngjesin e së shtunës në baterinë A të peshës 73kg.

Një mision i vështirë për Calen, që vjen nga një dëmtim i vështirë, që e mbajti larg pedanës për disa muaj. Gjithsesi, 32-vjeçari shprehet optimist për garën e tij, pasi kjo sfidë është kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në rrjetet sociale, Calja shkruan: “Gati për rikthimin në peodane, me optimist se kurrë, rikthim të cilin para 4 muajsh ishte e pamundur ta mendoje. Kjo garë ka më shuëmë rëndësi, pasi hyn në llogaritë për kualifikimin në Olimpiadë. Jam i qartë se çfarë kërkoj nga kjo sfidë, shpresojmë më të mirën e mundshme, pse jo me medalje”.

Në baterinë A të kësaj peshe janë 11 peshëngritës. Briken Calja është stërvitur rregullisht muajt e fundit dhe bëri një paraqitje të mirë edhe në kampionatin zhvilluar në Durrës kohët e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit