“Botërori mund të ndryshojë gjithçka”, ylli tremb Allegri-n dhe tifozët e Juventus-it

18 Nëntor 2022
17:17
Denis Hakanaj
back button

Botërori i parë për Adrien Rabiot. Mesfushori i Juventus-it së bashku me shokët e skuadrës po përgatit aventurën në Katar. Ai nuk ishte aty në vitin 2018, pikërisht kur Franca u shpall kampione.

Në Euro 2021, megjithatë, dështimi në çerekfinale kundër Zvicrës. Dhe aty ishte i pranishëm lojtari i Juventus-it. Por tani ai do të ketë përgjegjësinë për të mos bërë të ndihet në repart mungesa e të dëmtuarve Kante dhe Pogba.

Nga grumbullimi me Francën, megjithatë, ka edhe një mendim në lidhje me të ardhmen e tij që mund të shqetësojë Juventus-in. Një fjali e vetme, por që tremb ata që – pas paraqitjeve të mira në Serinë A – do ta donin sërish bardh e zi.

Rabiot ka pranuar në konferencën për shtyp: “Mungesa në Kupën e Botës 2018 ishte një zhgënjim i madh, kam punuar shumë për të qenë në këtë, por nuk është një revansh. E shfrytëzoj si një rast që të shprehem, kam shansin të jem titullar në një kompeticion të madh”.

Kupa e Botës do të thotë gjithashtu një vitrinë e shkëlqyer për blerësit e mundshëm: “Nuk e di nëse kjo është pika e kthesës për mua, por jam në vitin e fundit të kontratës sime me Juventus-in dhe mund të më ndihmojë për të ardhmen”.

Për momentin, rinovimi është akoma në dyshim. Ndërsa në sfodn janë disa klube që do ta donin francezin, si Chelsea. Duke parë një mundësi për një transferim me kosto zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit