Botërori nis me surpriza, Bottas triumfon në Australi, Ferrari jashtë podiumit

17 Mars 2019
7:42
Telesport
back button

Në Melburn u zhvillua mëngjesin e së dielës gara e parë sezonale e Botërorit të Formula 1, fituar nga piloti i Mercedes, Valtteri Bottas. Një triumf surprizë ky i finlandezit, i cili e nisi garën nga vendi i dytë. 

Bottas e parakaloi shokun e tij të skuadërs Lewis Hamilton që në start, pozicione të cilat pilotët i ruajtën deri në fund. Në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull, i treti.

Një garë për t’u harruar kjo për Ferrarin, pasi të dy pilotët e saj u renditën jashtë zonës së podiumit, në vendet 4-5, respektivisht me Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc. Ajo që shqetëson më shumë është diferenca prej 30 sekondash që dy makinat “kokëkuqe” kishin karshi Mercedes në fundin e garës. Ferrari për asnjë moment nuk arriti të jetë i shpejtë dhe të duelojë për fitore, duke zhgënjyer.

Starti i gares ne Australi 

Gara në përgjithësi ishte e mërzitshme, me pak parakalime dhe ku pilotët e kreut ruajtën pozicionet që pas startit të garës. Bottas bëri një garë të jashtëzakonshme, duke u shkëputur që në fillim, i pakapshëm edhe nga Hamilton. Finlandezi realizoi edhe xhiron më të shpejtë të garës, duke marrë edhe 1 pikë më shumë në renditje.Në fundin e garës Hamilton u detyrua të ruhej nga sulmet e Verstappen, që u rendit i treti. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit