Botërori për të rinj në ski, Lara Colturi fiton medaljen e artë në super gjigand

20 Janar 2023
17:39
Telesport
back button

Pas paraqitjeve pozitive në garat e Kupës së Botës për femra në ski, ku Lara Colturi debuton këtë sezon në moshën 16-vjeçare, skiatorja shqiptare ka shkëlqyer edhe në botërorin junior për ski që po zhvillohet në St.Anton të Austrisë.

Në garën e sllallomit gjigand, një nga dy disiplinat e preferuara të Colturi, ajo ka zënë vendin e parë, duke fituar medaljen e artë. Në këtë garë morën pjesë 35 skiatore dhe Lara Colturi dha kohën më të mirë: 1’01”64, duke fituar të artën.

Kjo është hera e parë në histori që një skiatore shqiptare fiton një medalje të artë në Botërorin për mosha në këtë sport. Lara Colturi është një skiatore italiane, por që ka marrë nënshtetësi shqiptare dhe garon prej disa muajsh për ngjyrat kuqezi.

Lara Colturi është një skiatore shumë premtuese, duke garuar si e barabartë me të rriturat në garat e Kupës së Botës këtë sezon, ndërkohë që e konfirmoi talentin e saj edhe në këtë Botëror për mosha. Mes bashkëmoshatareve të saj, ajo tregoi se është më e mira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit