Botërori U-23 i mundjes, Shqipëria me dy sportistë në çerekfinale

12 Nëntor 2021
10:20
Telesport
back button

Në Beograd të Serbisë u zhvillua Kampionati Botëror i Mundjes për moshën deri 23 vjeç, event ku u përfaqësua edhe vendi ynë me 7 sportistë, mes të cilëve edhe një femër, Albina Drazhi, në peshën 65kg. Ndërsa 6 sportistët e tjerë ishin Bajram Sina (55kg), Andrio Avdyli (61kg), Elmaz Kryeziu (70kg), Kevin Kupi (72kg), Ardit Ndoj (77kg) e Paris Kerepi (125kg).

Mundësi shqiptarë, të shoqëruar nga trajnerët Altin Bulku e Leonard Çakmashi, garuan në të dyja disiplinat, stil i lirë dhe ai greko-romak, duke bërë një paraqitje të mirë edhe pse nuk arritën të shkojnë në zonën e medaljeve.

Spikatin paraqitjet e Paris Kerepi, që i rendit i dhjeti në peshën e tij mes 20 sportistëve dhe Albina Drazhi, e renditur e 8-ta mes 18 garueseve. Të dy këta sportistë arritën nga një fitore dhe u kualifikuan në çerekfinale.

Rezultatet-Stil i lirë

61kg, Endrio Avdyli-Artur Chebodaec (Rus), 0-10

70kg, Elmaz Kryeziu-Begijon Kuldashev (Kaz), 0-10

125kg, Paris Karepi-Aaron Johnson (Jam), 5-0

125kg, Paris Karepi-Anthony Cassiopi (Usa), 0-7

65kg, Albina Drazhi-Izabel Hristova (Bul), 10-0

65kg, Albina Drazhi-Asli Demir (Tur), 0-10

Rezultatet-Greko Romak

55kg, Bajram Sina-Mavlud Rizmanov (Rus), 0-8

72kg, Kevin Kupi, Marcos (Sanchez (Spa), 1-9

77kg, Ardit Ndoj-Amin Kaviyaninajed (Iri), 0-9

Lajme të tjera

Lajmet e fundit