Bottas drejt largimit nga Mercedes, Wolff: S’kemi vendosur ende

10 Qershor 2021
9:20
Telesport
back button

Paraqitjet e dobta të pilotit finlandez Valtteri Bottas këtë sezon po rrezikojnë vendin e tij të makina Mercedes, që ka humbur kreun e renditjes botërore në Formula 1. Garat e fundit kanë qenë shumë të vështira për Bottas, që më shumë gjasa nuk do të konfirmohet për vitin 2022. Por ka gjasa që ai të largohet më herët, për të evituar që Mercedes të humbasë titullin e kampiones.

Drejtori sportive i makinës gjermane Toto Wolff, tha: “Me të dy pilotët kemi qenë gjithnjë të ndershëm. Kjo gjë vlen edhe për këtë sezon. Ende nuk kemi marrë asnjë vendim për të ardhmen e Valtteri. Këtë vi tai ka qenë shumë i pafat. Kur shoh ato që i kanë ndodhur më duket e pabesueshme. Mund të konfirmoj se në vendimin tonë do të peshojmë gjithçka ka ndodhur në pistë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit