Bottas-Russell polemika pas aksidentit, ia hedhin fajin njëri-tjetrit

19 Prill 2021
9:11
Telesport
back button

Piloti britanik i Williams, George Russell dhe ai finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas, ishin protagonistë të një aksidenti të frikshëm të dielën në garën e zhvilluar në pistën e Imola. Gara u ndërpre për shkak të këtij incidenti në xhiron e 34-t, por të dy pilotët nuk i kursyen kritikat mes tyre.

Madje Russell, menjëherë pas aksidentit, goditi lehtas mbi kokore Bottas. “Ishte Bottas ai që më detyroi të dilja jashtë piste. Po të shihni lëvizjen e makinës, do të shihni që shkoi nga e djathta në vend që të ndiqte trajektoren e tij. Për mua, vendi i nëntë do të ishte si një fitore, ndaj Bottas më hoqi fitoren”, tha Russell.

Ndërsa Bottas, që këtë sezon e ka nisur jo mirë, replikoi: “Unë po mbrohesha nga sulmi i rivalit dhe garantova që të dyja makinat të kishin hapësira. Ishte Russell që shkoi më gjerë dhe humbi kontrollin e makinës në pistë të lagur. Reagimi i tij pas aksidentit ishte i tepërt, nuk e kuptova se përse veproi në atë mënyrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit