Bottas: Sezon zhgënjyes, vitin tjetër duel për titull me Hamilton e Vettel

3 Dhjetor 2018
18:10
Telesport
back button

Titulli kampion për konstruktorë me Mercedes nuk i mjafton pilotit finlandez Valtteri Bottas, që e mbylli vitin 2018 pa asnjë fitore, gjithnjë shërbim të shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton. E vetmja “fitore” për Bottas është rinovimi i kontratës me makinën kampione edhe për dy vite të tjera, çka do t’i japë mundësi finlandezit të ketë mundësi të pilotojë sërish makinën më të mirë. “Unë dua të pilotoj gjithnjë sikur të ishte gara ime e fundit, me dëshirën për fitore”, tha Bottas.

Këtë vit Bottas e nisi garën dy herë nga “pole”, Austri e Rusi, por nuk fitoi asnjëherë dhe në 7 raste u rendit i dyti. “Unë mendoj se paraqitja ime në pistë këtë vit ishte më e mirë se vition e parë (fitoi 3 gara vitin 2017) me Mercedes. Duhet të analizojmë arsyen se përse nuk erdhi fitorja. Në ndonjë rast mungoi fati, në ndonjë rast motivet na çuan të merrnim vendime në të mirë të skuadrës”, u shpreh Bottas.

“Unë besoj ende te titulli kampion dhe zhgënjimi i këtij sezoni shpresoj të kthehet në një shtysë për të dhënë më të mirën vitin tjetër. E di që mund të jap edhe më shumë në pistë. Ky është një sport argëtues, me plot dilema, pasi nuk i dihet asnjëherë se çfarë vjen në të ardhmen. Por mendoj se me mentalitetin e duhur mund të përballem ashtu si duhet me Hamilton e Vettel dhe të dueloj për titullin kampion”, tha finlandezi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit