Bottas: Shumë presion për një fitore, makina e sigurisë “aleate” e Lewis

6 Korrik 2020
10:25
Telesport
back button

Sezoni 2020 në Formula 1 nisi me një fitore për pilotin finlandez Valtteri Bottas, që ishte superior shokut të tij të skuadrës te Mercedes, Lewis Hamilton, gjatë gjithë fundjavës. Bottas siguroi të shtunën “pole position” dhe më pas të dielën e dominoi garën dhe e fitoi atë.

Ishte një garë ku presioni ndaj meje ishte shumë i madh. Gjatë garës makina e sigurisë hyri disa herë në pistë dhe kjo nuk është e lehtë për një pilot që kryeson, pasi i duhet të mbrohet nga sulmet e rivalëve dhe Hamilton e pati një ndihmë”, tha Bottas.

Hamilton pati disa mundësi për të më parakaluar, por nuk ia doli dot mbanë. Gjithsesi, nuk ka mënyrë më të mirë ëpr të nisur sezonin se sa me një fitore. Kjo fitore më motivon edhe për garën e dytë këtu në Austri”, tha Bottas.

Dy garat e para sezonale të Formula 1 do të zhvillohen në pistën austriake të Zeltweg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit