Brad Pitt sërish në pistë si pilot, do të xhirojë skena të reja për filmin e tij në Monza

30 Gusht 2023
11:05
Telesport
back button

Aktoroi i njohur hollivudian Brad Pitt do të rikthehet në pistë këtë fundjavë, në garën e Çmimit të Madh të Italisë, që do të zhvillohet në pistën e Monza. Kjo është hera e dytë që Pitt zbret në pistat e Formula 1 këtë sezon, pas pranisë së tij në fillim të korrikut, në garën e zhvilluar në Silverstone (Angli).

Ai do të jetë në Monza jo vetëm si i ftuar por edhe për të xhiruar skena të tjera nga filmi i tij i ardhshëm që i dedikohet Formula 1, me titullin Apex. Mjaft skena ai i xhiroi gjatë kohës që ishte në Angli, por kompania “Apple Studios” ka vendosur që të xhirojë të tjera pamje në pistën legjendare të Monza.

Aktori amerikan luan rolin e pilotit të një skuadre, bashkë me Damson Idris. Edhe në Monza, ata do të kenë një garazh tërësisht më vete, ku do të bëhen mjaft filmime. Brad Pitt do të përdorë një makinë të Formula 2, adaptuar me një të Formula 1 dhe përreth saj janë instaluar disa dhjetra mikrokamera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit