Brad Pitt zbarkon në Formula 1 për një film, Lewis Hamilton i gatshëm ta ndihmojë

6 Janar 2022
12:15
Telesport
back button

Në ekranin e madh pritet të publikohet këtë vit një film që ka si tematikë sportin e Formula 1. Apple TV+ thuajse ka mbyllur të gjitha bisedimet për të xhiruar një film për garat e automobilizmit dhe si protagonist do të jetë aktori i njohur Brad Pitt.

Filmi bën fjalë për një ish-pilot të Formula 1, në pension, që luan rolin e këshilltarit për një talent të garave. Mësohet se skenari është përgatitur nga Ehren Kruger, që ka bashkëpunuar edhe më parë me Brad Pitt (film Top Gun: Maverick). Ndërsa regjizor do të jetë Joseph Kosinksi.

Formula 1 nuk është përfshirë ende në xhirimin e këtij filmi, por mësohet se Lewis Hamilton është shprehur i gatshëm të japë ndihmën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit