Braida frikëson Inter-in dhe Juventus-in: Janë të përsosur për Barçën

27 Maj 2020
21:12
Denis Hakanaj
back button

Dridhen Inter-i dhe Juventus-i në merkato, veçanërisht pas fjalëve të Ariedo Braida-s, ish-drejtues i Milan-it dhe Barcelona-s, i cili ka folur për Mundo Deportivo në lidhje me operacionet e mundshme të katalanasve me dy gjigatët e Serisë A.

“Lautaro Martinez më pëlqen shumë: ka cilësi, talent, shënon. Pavarësisht moshës së re dhe mundësisë për t;u përmirësuar shumë, ka cilësi dhe talent, karakateristika perfekte për një lojtar të Barçës”, ka thënë Braida.

“Cilët lojtarë mund t’i interesojnë Inter-it? Mua më pëlqen shumë Semedo, ashtu si Arthur. Mendoj se është një marrëveshje që mund të arrihet”.

Për sa i takon Juventus-it: “Është një lojtar shumë i ngjashëm me Xavi-n dhe Iniesta-n. Është shumë i zgjuar dhe i godet shumë mirë goditjet standarde. Ai dhe Lautaro janë të përsosur për katalanasit. Bardhezinjve u pëlqen Arthur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit