Braida: Ja pse Inter-i zgjodhi Vidal-in dhe jo Tonali-n

29 Shtator 2020
17:02
Denis Hakanaj
back button

Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i Milan-it dhe Barcelona-s, ka dhënë mendimin e tij për Serinë A në emisionin Tiki Taka.

“Arthur? Kundër Roma-s ka treguar se është një është një lojtar i rëndësishëm. Në momentin kur është aktivizuar në mesfushë, ka treguar se di të luajë dhe të lidhë skuadrën”, ka thënë Braida.

“Me dhjetë lojtarë, por Juventus ka bërë një lojë t ë mirë me të në fushë dhe ka ruajtur kontrollin e topit. Bentancur, që është shumë i mirë, nuk di ta lidhë skuadrën si Arthur”.

Në lidhje me Inter-in: “Për titull? Është e qartë. Sigurisht, në këtë moment, për Inter-in ky është objektivi. Sepse zgjedhja për të marrë Arturo Vidal, dhe jo Sandro Tonali-n shkon pikërisht në këtë drejtim”.

“Vidal jep garanci që në këto momente Tonali nuk mund t’i japë. Është e qartë se Antonio Conte mendon se këtë vit duhet të fitojë titullin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit