Braktis futbollin? Guardiolan e kandidojnë në politikë

16 Tetor 2019
20:36
back button

Mesazhi që Pep Guardiola dërgoi ditët e kaluara, lidhur me arrestimin e disa liderëve të lëvizjeve për pavarësinë e Katalunjës, ka ndezur shumë diskutime, por mbi të gjitha ka evidentuar dëshirën e madhe nga ana e trajnerit të Manchester City, për tu angazhuar politikisht.

Sipas gazetarit spanjoll Ernesto Ekaizer: “Mesazhi ishte i rëndësishëm dhe mendoj se liderët, kur flisnin për një kandidat potencial që mund të vinte nga jashtë botës politike, iu referonin pikërisht Guardiolas. Pse nuk mund të jetë ai? Përse nuk mund ta lërë futbollin për të mbuluar këtë rol të rëndësishëm politik?”.

Trajneri katalanas ka dëshmuar gjithmonë një interesim dhe mbështetje ndaj lëvizjes “Tsunami Demokratik” dhe për këtë arsye ka nxitur zërat në lidhje me angazhimin e tij të mundshëm në politikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit