Futboll

Braktisja e familjes dhe punës, 18 orë tranzit dhe… çmenduritë e bëra për Superclasico-n

“Soy enfermo”. Jam i sëmurë. Por jo vetëm në kuptimin e atyre që të dielën do të gjejnë një mënyrë për të mos punuar për të parë ndeshjen më të rëndësishme të shekullit. Për River-Boca bëhet kaq dhe më shumë.

Edhe pse ndeshja do të zhvillohet në një kontinent tjetër dhe udhëtimi do të kushtojë shtrenjtë, shumë tifozë janë duke bërë gjithçka për ta parë direkt finalen e madhe. Dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike: këtu vihen në diskutim sakrificat personale, pëlqimi i familjarëve dhe në disa raste, të gjitha bashkë. Kështu, “AS” na sjellë disa histori që të bëjnë të kuptosh se kjo “Superclasico” nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat.

Është emblematik rasti i Cristian, tifoz i Boca Juniors, i cili ka kthyer përmbys jetën e tij vetëm për të qenë në “Bernabeu” dhe jo në mënyrë pozitive… “Në të njëjtën ditë kur filluan diskutimet për finalen në Bernabeu, ende pa dalë njoftimi zyrtar, unë preva biletën për në Madrid. Sigurisht që isha nervoz derisa ata morën vendimin përfundimtar”.

Dakord, një sakrificë e madhe ekonomike. Por jo vetëm. “U ndava nga e fejuara, lashë shtëpinë ku jetoja dhe më duhej të shpërngulesha. Por gjithashtu lashë edhe punën për të parë Boca-n. Jam i sëmurë”. E ekzagjeruar? Epo, nëse “Xeneizes” do të fitojnë, ndoshta do t’ia ketë vlejtur.

Në Madrid do të shkojnë tifozë nga e gjithë bota. Ky është rasti i Joaquin, i cili do të bëjë një udhëtim mjaft të gjatë për të qenë në shkallët e “Bernabeu-t”, duke u nisur nga Australia. “Vetëm dy muaj pasi erdha në Sidnei, krijuam një klub tifozësh këtu. Jemi shumë, takohemi për të darkuar dhe për të parë ndeshje. Kam prerë biletën për në Madrid. Nga Australia në Kore, më pas tetëmbëdhjetë orë tranzit dhe pastaj nisemi për në Bernabeu”.

Ka dhe nga ata që, tani që ndeshja është afër dhe duke parë se kanë shkuar kot në Argjentinë, nuk dëshirojnë ta humbasin këtë mundësi. Si Daniel, presidenti i klubit izraelit të River. “Isha në Monumental, kemi çuar dëm një fluturim çarter dhe dy ditë. Por ta kesh kaq pranë River-in është një mundësi që nuk mund të humbet”. Dhe për rrjedhojë, jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll