Brazili ende pa trajner, profili i ri quhet “big” por koha po skadon…

6 Mars 2023
19:40
Telesport
back button

Që prej largimi të teknikut Tite nga stoli i Kombëtares së Brazilit, Selecao eshte në kërkim të një trajneri me eksperiencë, që mund t’i çojë 5 herë kampionët e botës, drejt suksesit të radhës në Kupën e Botës 2026, në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Pas aludimeve të shumta në media se tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti do të merrtë në dorë “frerët” e pankinës së amerikano-jugorëve, tashmë një tjetër trajner i njohur ka hyrë në “listën e kandidatëve”.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ish-trajnerin e Real Madrid, francezin, Zinedine Zidane, i cili që prej përfundimit të periudhës së tij të dytë te “galaktikët” është në kërkim të një pune të re për të vazhduar karrierën e tij.

Zidane nuk ka konfirmuar ende asgjë për të ardhmen e tij apo klubin e tij të ardhshëm, por synimi i tij është të kthehet në stol për të vazhduar karrierën e trajnerit. Megjithate, endrra e tij eshte ne fakt nje tjeter, pra te udheheqe keshtu PSG dhe ne fund te sezonit do te shihet mne shume.

Zidane ka kerkuar kohe dhe Brazili gjithashtu nuk mund te prese pambarimisht por do te duhet te zgjedhe sa me shpejt te jete e mundur. Listes i eshet shtuar edhe Ancelotti qe gjithashtu ne fund te sezonit mund te largohet nga Real Madrid…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit