Brazili kthen tragjedinë sportive në diçka pozitive, dhuron 140 mijë euro për Covid-19

28 Mars 2020
18:23
Denis Hakanaj
back button

Edhe kujtimi i një “tragjedie kombëtare”, edhe pse sportive, mund të ndihmojë në luftën kundër pandemisë së Coronavirus-it, dhe të transformohet në diçka pozitive. Kjo ka ndodhur në Brazil, ku askush nuk e ka harruar atë që ka ndodhur në stadiumin Minerao të Belo Horizonte-s në gjysmëfinalen e Botërorit 2014.

Ajo humbje 1-7 është akoma një makth, por tani ka sjellë 800 mijë realë (rreth 140 mijë euro), një pjesë e të cilave (rreth 45 mijë euro) do t’i jepen spitalit Da Baleia të Belo Horizonte-s për blerjen e respiratorëve dhe maskave për personelin që punon në strukturë dhe veçanërisht për ata që janë pjesë e repartit të terapisë intensive.

Pjesa tjetër e shumës do të investohet për projekte sociale dhe sanitare gjithmonë në luftën kundër pandemisë. E gjitha kjo sepse menaxherët e stadiumit, që ruanin akoma disa sende nga ai Botëror mes të cilave edhe rrjetet e portave të përdorura në atë gjysmëfinale të dhimbshme, kanë vendosur, bashkë me një organizatë joqeveritare gjermane me bazë në Sao Paulo, t’i copëtojnë dy rrjetat dhe t’i nxjerrin në shitje.

Pak a shumë siç ka ndodhur në Gjermani me pjesët e Murit të Berlinit pas rënies së tij. Shitjet online, me 71 euro copën, kanë patur një sukses të madh, veçanërisht mes gjermanëve, dhe për këtë arsye tani është mundur të bëhet y donacion për Da Baleia.

Këtë herë golin e kanë bërë si Brazili, ashtu edhe Gjermania.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit