Braziliani heq dorë nga kombëtarja e tij: Dua të luaj për Kinën!

27 Korrik 2020
18:51
Eraldo Harlicaj
back button

Brazili nuk e ka grumbulluar Oscarin që prej vitit 2015. Ai u transferua nga Chelsea drejt Kinës dhe aty karriera e tij mori për poshtë. 28-vjeçari është ndër lojtarët më të mirë të kampionatit dhe të ekipit të Shanghai SIPG, por sërish niveli i futbollit të kampionatit kinez nuk krahasohet me Europpën.

Oscar tashmë ka një dëshirë tjetër. Ai mendon se mund të luajë me kombëtarën e Kinës dhe diçka të tillë e ka thënë publikisht në një intervistë për CGTN.  “Të gjithë në Kinë po e shohin se sa mirë po luaj.

“Nëse kombëtarja kineze ka nevojë për një mesfushor të mirë, do isha gati t’i jepja një dorë“, – tha ylli i Shanghai SIPG. Ai u përshtat mirë në Kinë dhe nuk ka patur probleme si disa nga yjet e tjerë që nuk e përballuan dot Azinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit