Braziliani nuk duron dot, lë këndoren dhe ikën nga loja (Video)

20 Mars 2019
15:38
back button

Racizmi është ndër çështjet më të diskutuara në futboll, edhe në ditët e sotme ka situata nga më të rëndat me përmbajtje racore edhe pse masat janë bërë gjithnjë e më të forta.

Në ndeshjen mes Blooming dhe Wilstarmann në Bolivi është regjistruar një ngjarje e tillë. Pre e koreve dhe thirrjeve raciste ka qenë sulmuesi brazilian Serginho, i cili ishte duke u bërë gati për të harkuar në zonë një goditje këndore dhe pasi dëgjoi thirrjet ndaj tij u largua nga fusha direkt e në dhomat e zhveshjes teksa i kërkoi zëvendësim trajnerit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit