Brdaric drejt zyrtarizimit te Vllaznia, inspekton “Loro Boriçi”

6 Gusht 2020
12:42
Alfred Lleshi
back button

Duket thuajse e mbaruar marrëveshja mes Vllaznisë dhe trajnerit të ri të saj, Thomas Brdaric. Pasi ka mbërritur mbrëmë në Shqipëri, ai ka darkuar me sposorin e klubit kuqeblu të futbollit, Alban Xhaferi. Aty janë vendosur edhe piketat e sezonit të ri futbollistik, ambiciet që duhet të ketë skuadra shkodrane me ish-futbollistin e njohur, edhe të kombëtares gjermane, i cili ka rrënjë kroate. Ka qenë drejtori i ri sportiv i kryeveriorëve, Matko Djarmati, ai që ka sugjeruar këtë zgjedhje për stolin.

Madje, ditën e sotme e ka shoqëruar atë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku luan Vllaznia, por edhe mjedise të tjera të klubit dhe akademisë. Një vizitë njohëse dhe inspektuese e Brdaric, para se të zyrtarizohet trajner i kuqebluve dhe të nisë punën për sezonin e ri. Kuptohet, synimet janë të mëdha, ndaj koha duhet shfrytëzuar fillimisht për merkaton e duhur, pastaj edhe stërvitje parasezonale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit