Brdariç mbron portierin: Nuk dua të flas, fitojmë dhe humbim së bashku!

29 Nëntor 2020
19:50
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia humbi ndeshjen e sotme ndaj Kukësit me rezultatin 2-3. Trajneri Thomas Brdaric foli pas humbjes dhe u shfaq mjaft i zhgënjyer, pavarësisht se nuk e bën dramë.

“Jam i kënaqur me shpirtin e garës së skuadrës. Sot ishte humbja e parë e sezonit. Është humbje që sjell zhgënjim, por duhet ta kalojmë sepse nuk ka kohë për të kaluar këtë ndeshje. Do e analizojmë ndeshjen dhe do gjejmë gabimet.

“Nuk mund të jemi gjithmonë mirë. Ishim në gjendje të mirë psikologjike sepse kishim fituar, por tani do duhet të provojmë të rikthehemi dhe të luftojmë. Filluam shumë mirë. Nuk dua të flas shumë rreth gabimeve individuale.

“Në fitojmë dhe humbin së bashku. Kemi humbur një ndeshje dhe duhet të ringrihemi sepse na pret një tjetër ndeshje e vështirë. Zgjodhëm të luanim më dy sulmues, nuk e di nëse do luaja në të njëjtën mënyrë. Na munguan dy lojtarë të rëndësishëm dhe do shohim sesi do luajmë në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Brdariç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit