Brdaric rrëfehet në Gjermani: Vllaznia, një mundësi e madhe. Stërvitemi në një fushë në pyll dhe livadhe

30 Dhjetor 2021
14:01
Alfred Lleshi
back button

Ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Thomas Brdaric, ka një sukses të madh si trajner në Shqipëri. Ish-profesionisti i Bundesligës udhëheq klubin verior KF Vllaznia, që përfaqëson qytetin e Shkodrës. Sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë dhe doli nënkampion i vendit. “Mendova se ishte një mundësi dhe sfidë e madhe, – tha 46-vjeçari për DPA, agjencinë gjermane të shtypit. – Nëse e dërgon një ekip nga askundi në Kupat e Europës, atëherë kjo të bën krenar”.

Objektivi i Brdaric është ende Bundesliga ose Bundesliga e 2-të, ku luajti për Bayer Leverkusen, Hannover 96 apo VfL Wolfsburg. Megjithatë, edhe në Shqipëri ndihet shumë rehat. “As unë nuk dua të hyj në mëdyshjet e keqardhjes, – shtoi ish-sulmuesi. – Njerëzit që kanë një qëllim në mendje nuk mund të ndalohen, ata ecin përpara, gjurmojnë rrugë të tjera”.

Brdaric zbulon edhe detaje nga eksperienca e tij shqiptare: “Ushqimi shijon më tepër gjithmonë pas një fitoreje. E mendova si një mundësi dhe sfidë të madhe Vllazninë. Përshtypja nga Shqipëria? Sa vjen këtu e vëren lehtë sesa i bukur është ky vend.

Ama, nuk jemi një vend profesional futbolli. Stërvitemi në një fushë në pyll dhe në livadhe. Shqiptarët janë shumë mbrapa kur bëhet fjalë për terrenet stërvitore. Kemi stadiumin e Vllaznisë, që iu përgjigjet kushteve europiane, por ndonjëherë luajmë nëpër fshatra.

Duhet të kem kujdes që lojtarët e huaj të mos përdorin pjesën e fushës si justifikim, nëse paraqiten keq në ndeshje. Ne e filluam nga e para dhe tani kemi ndërtuar një ekip konkurrues. Ka raste kur rrogat vonohen dhe kjo është arsyeja përse i ftoj lojtarët për darkë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit