Brdaric sfidon Ael Limasol: Ne jemi një, nuk i lëmë asgjë rastësisë

19 Korrik 2021
9:16
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia e kaloi me përmbysje turin e parë kualifikues të “Conference League”. Pas Siroki Brijeg, kuqeblutë I prêt një kundërshtar qipriot, edhe më I vështirë, në turin e radhës, Ael Limasol. Duke folur për mediat qipriote, trajneri Thomas Brdaric u shpreh kështu para përballjes së radhës në Kupat e Europës:

“Për ne, ndeshja e parë ndaj Siroki ishte një makth, një film i keq. Megjithatë, shumë shpejt mësuam nga gabimet tona dhe në një nivel të tillë gjithmonë duhet të sillesh si profesionist. Kjo ishte mënyra për ta përmbysur rezultatin me 3-0 në Shkodër.

Ndoshta dritat e stadiumit tuaj janë të dëmtuara dhe për këtë arsye është caktuar ky orar (16:30). Klubet duhet ta kishin shmangur ndeshjen në temperatura kaq të larta, nuk do të jetë përvoja më e mirë.

Unë e kam studiuar AEL Limasol si çdo kundërshtar. Ne duhet të tregohemi shumë konkurrues për të pasur shpresë. AEL është një ekip shumë cilësor, me futbollistë të shkëlqyer dhe me eksperiencë. Shumë futbollistë unë i njoh, Medojevic, gjithashtu Pele, Santos, Torres dhe kroati Babiç. Janë futbollistë shumë interesantë.

E veçanta e Vllaznisë sime? Ne jemi një. Ne jemi një ekip që luftojmë së bashku, përmirësohemi dhe rritemi të gjithë bashkë. Punojmë shumë dhe përpiqemi të korrigjojmë gabimet tona. Jam një trajner që iu kushtoj vëmendje edhe detajeve më të vogla. Kjo është ajo që kam mësuar si futbollist. Kur nuk i lini asgjë rastësisë, gjithçka mund të arrihet. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit