BREGU MAGJIK, Teuta mposht Laçin dhe merr kreun! Barazim 0-0 në Vllaznia-Partizani (VIDEO)

3 Prill 2021
18:04
Telesport
back button

Janë mbyllur dy kryendeshjet e javës së 26-të të Kategorisë Superiore, ku u prodhua vetëm 1 gol, që mjaftoi për të ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit Teutën. Fitore 1-0 e durrsakëve në shtëpi ndaj Laçit, që i falen Dejvi Bregut, i cili shënoi një supergol.

Ndeshje perfekte e Teutës, që krijoi raste dhe arriti të konkretizonte në minutën e 76’. Një supergol i Bregut, që dribloi kë i doli përpara dhe mposhti portierin Sherri me një goditje perfekte. Fitore 1-0 në një ndeshje direkte për titull dhe vendi i parë për “Djemtë e Detit”, që tashmë kapin në krye Vllazninë me 46 pikë.

Në Shkodër, Vllaznia dhe Partizani nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0, me dy ekipet që nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara. Ekipi shkodran është në vendin e dytë me pikë të barabarta me 46 pikë, ndërsa Partizani ndan vendin e tretë me Laçin me vetëm 2 pikë më pak. Thriller i vërtetë, 4 ekipet e kreut që ndahen vetëm nga 2 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit