“Brenda pak javësh firmosim marrëveshjen, sfida më e madhe sportive e vitit”

18 Janar 2021
9:51
Telesport
back button

Eddie Hearn, promotori i boksit dhe njëkohësisht menaxheri i Anthony Joshua, u shpreh se brenda 4 javësh do të arrihet marrëveshja për një duel mes dy boksierëve britanikë (Joshua-Fury). Të dy janë kampionë bote në peshën e rëndë: Joshua 24 fitore e 1 humbje, ndërsa Fury 30 fitore e 1 barazim.

Bisedimet kanë shkuar mjaft mirë dhe besoj se brenda 3-4 javëve do të kemi një marrëveshje dhe kontratë të firmosur. Për momentin  nuk kemi një vend të sigurt se ku do ta zhvillojmë sifdën. Kemi marrë disa oferta, por për këtë do të vendosim më vonë, pasi të biem dakord për çështjet financiare”, tha Hearn.

Nuk duam të flasim për vendin e duelit pa arritur një marrëveshje mes dy boksierëve. Ata deri më tani janë të kënaqur nga puna që po bëhet. Kjo është e rëndësishme. Bëhet fjalë për një duel shumë të madh, ndoshta sfida më e madhe sportive e këtij viti, me boksierët që do të arkëtojnë nga 100 milionë dollarë secili”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit