Brescia-Balotelli, merret vendimi final për sulmuesin e pandreqshëm

6 Qershor 2020
9:29
Alfred Lleshi
back button

Ai kishte mbërritur te Brescia verën e kaluar për t’u bërë lider në fushë, simbol i një skuadre dhe një projekti. Marrëdhënia midis Mario Balotelli dhe klubit të “dallëndysheve”, megjithatë, tashmë ka përfunduar. Sigurisht, nuk ka rezultuar bashkëpunim i mirë. Sipas asaj që raportohet nga “Republica”, pas prishjes së pakthyeshme të raportit midis sulmuesit dhe presidentit Massimo Cellino, palët arritën një marrëveshje për përfundimin e kontratës. Në mënyrë që lamtumira të bëhet përfundimtare, pritet vetëm njoftimi zyrtar për shtyp.

Për ta sjellë marrëdhënien në kushtet minimale midis SuperMario dhe klubit të qytetit të tij ishin mungesat e përsëritura në rifillimin e stërvitjes, pas bllokimit të Covid-19. Mungesa të konsideruara të pajustifikuara nga klubi, i cili, sipas asaj që doli në ditët e fundit, kishte bërë që Massimo Cellino të mendonte për një pushim nga puna. Nga ana tjetër, Balotelli, përmes një paralajmërimi, kishte kërkuar riintegrim në grup.

Trajneri i Brescia, Diego Lopez, duke folur në orët e fundit për këtë çështje, kishte lënë të kuptohej për një situatë, që tashmë dukej e pamenaxhueshme: “I dhashë atij shiritin e kapitenit për ta ndier kënaqësinë e drejtimit të grupit. Unë jam një person që kërkon shumë, por që gjithashtu jep shumë. Djemtë deri më tani kanë ndjekur një rrugë, që ai nuk e ka bërë. Ata kanë punuar së pari me “Zoom” në kompjuterë dhe më pas, për dy javë këtu. Unë kurrë nuk e kam parë atë në stërvitje. Ne biseduam me njëri-tjetrin dhe thamë shumë gjëra. Të gjithë janë zotër të fatit të tyre dhe e dinë se çfarë mund të ndodhë. Unë kam tre fëmijë dhe jashtë fushës duhet t’i ndjek ata; por jo futbollistët që stërvis, që tashmë dinë se çfarë të bëjnë për të shmangur pasoja të caktuara”.

Pas tri vitesh në Francë, me Nice dhe Marseille, Balotelli kishte bërë një zgjedhje zemre, duke luajtur me ekipin e qytetit të tij. Brescia mund të përfaqësonte rastin e rikthimit në nivele të larta të sulmuesit kontravers, në pragun e moshës 30-vjecare, por edhe një herë jo gjithçka shkoi në drejtimin e duhur. Aventura e tij me Brescia do të përfundojë pas 19 ndeshjeve në Serie A dhe 5 golave të shënuar. “Dallëndyshet”, të fundit në renditjen e Serie A, -9 pikë nga i katërti e fundit, tani do të duhet ta kërkojë shpëtimin pa atë që u gradua si lideri i vërtetë i ekipit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit