Brescia diskretiton Mario Balotellin, thotë se peshon 100 kg

10 Korrik 2020
13:59
Alfred Lleshi
back button

Mario Balotelli ka shtuar pesë kilogramë, sipas një faqeje në internet të vetë Brescia, e cila ka përditësuar skedarët e lojtarëve të saj dhe tregon se sulmuesi italian peshon pothuajse 100 kilogramë. Në “dosjen” e re të publikuar nga klubi i Serie A, SuperMario (1.90 cm) peshon tashmë 99.8 kg, pothuajse pesë më shumë se dje, kur të dhënat nuk ishin azhurnuar ende. Duhet mbajtur mend që Balotelli nuk llogaritet më nga Brescia, e cila e ka larguar atë për shkak të indisiplinimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit