Bretkosa, fantazma, çiftëzimi dhe justifikimet më absurde pas humbjes së ndeshjes

14 Dhjetor 2018
15:04
Denis Hakanaj
back button

"Kishte një zhurmë të pabesueshme kur dilnim në sulm, nuk e di nëse ishte një sirenë, një flaut apo një bori. Rregullorja nuk e lejon: arbitri duhej të kishte ndalur lojën". Leonardo, drejtuesi i Milan, ka provuar ta shpjegojë me këto fjalë atë që nuk ka shkuar në ndeshjen e luajtur në fushën e Olympiacos, duke akuzuar rrëmujën e krijuar në stadiumin "Georgios Karaiskakis", që sigurisht nuk ka ndihmuar kuqezinjtë.

Por me një arsyetim të tillë do të duhej të anulohej i gjithë Botërori 2010-të për shkak të vuvuzelave të famshme. Ndërkohë, Leo është bërë pjesë e grupit të justifikime më absurde të thëna për të justifikuar një humbje. Dhe ka të tjerë që kanë bërë më keq se braziliani…

U bëfsh edhe 100!

"Nuk kemi luajtur me mentalitetin e duhur. Gjithashtu, sot ishte edhe ditëlindja e Cavani-t, nuk kemi qenë shumë të karikuar". Kështu, humbja ka ardhur për faj të "Matador", i cili vendosi që ta kishte ditën e lindjes në të njëjtën datë me ndeshjen europiane kundër Viktoria Plzen. Me këto fjalë ka hyrë në histori ish-trajneri i Napoli-t, Walter Mazzarri, i cili është ankuar edhe për shiun, diarrenë e lojtarëve dhe problemet me anglishten. Ata që kanë në ekip Edinson Cavani-n do të bënin mirë të mos e aktivizonin më 14 shkurt.

Bretkosa

Ukraina është paraqitur mirë në Botërorin 2006 dhe ka shkuar deri në çerekfinale, ku Sheva me shokë janë ndalur nga Italia, që do të fitonte kupën në fund. Por ndeshja e parë ka qenë një dramë për verdheblutë. Spanja ka fituar me lehtësi 4-0, por ka patur një arsye pse lojtarët e Blokhin kanë luajtur shumë keq: bretkosat. Në çfarë kuptimi? Afër hotelit të Ukrainës një koloni amfibësh ka prishur gjumin e lojtarëve.

Laser

"Lazeri ka qorruar Muslera-n". Humbjet nuk janë asnjëherë të pëlqyeshme, por është akoma më keq kur humb një derbi. Dhe laseri i famshëm që ka goditur portierin e Lazio-s gjatë një ndeshje kundër rivalëve të Roma-s nuk është pëlqyer shumë nga Lotito. Edhe pse të gjithë e kanë parë në rrjetet sociale momentin kur portieri është bërë jeshil, teksa Totti ka kaluar në avantazh verdhekuqtë.

Kapësi i topave

Superkupa e Spanjës 2011, Mourinho kundër Guardiola-s. Do të mjaftonte kaq për të kuptuar se do të bëhej fjalë për një përballje të ndezur. Në fund ka fituar Barcelona, por "Special One" ka gjetur një arsye për humbjen e ekipit të tij: faji i kapësve të topave. Në pjesën e dytë janë zhdukur si me magji. "Në pjesën e dytë nuk kishte kapës topash". Gjë që vlente për të dy skuadrat, por më mirë të mos i thuhet portugezit.

Fantazma e Nelson

Legjenda thotë se një pjesë e stadiumit të Blackpool është ndërtuar me drunjtë e HMS Victory, anija e Admiralit Nelson. Me sa duket ai është ndier aq mirë në "Bloomfield Road", sa ka vendosur të shfaqet në dhomat e zhveshjes dhe të krijonte më shumë se një problem për ekipin. Si në 1996-ën, kur Blackpool ka shpërdoruar një avantazh prej dy golash në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe lojtarët kanë fajësuar fantazmën e Admiralit për këtë.

Jeshile

West Ham ka ndryshuar shtëpi dhe nuk ndihet shumë mirë në impiantin e ri "Olympic Stadium". Për disa është një problem nostalgjie për stadiumin e vjetër, për të tjerë problemi është shikimi. Kështu, pas një humbje të pësuar në minutat e fundit ka ardhur justifikimi: "Kur je në fushë nuk arrin të dallosh vijën fundore, shikon shumë hapësirë përpara dhe demoralizohesh". Domethënë, rreth fushës ka shumë jeshillëk dhe kjo ka hutuar lojtarët. Ndoshta kanë patur nevojë për syze.

ADN

Po nëse problemi do të ishin futbollistët? Dihet, është e lehtë të fajësosh skuadrën, por zakonisht kritikat bazohen te paraqitjet në fushën e lojës dhe jo te… fiziku. Gordon Stracham, në kohën kur drejtonte Skocinë, nuk ka patur dyshime. Nëse përfaqësuesja e drejtuar nga ai nuk u kualifikua në Kupën e Botës, kjo ka ndodhur sepse lojtarët e tij ishin shumë të shkurtër. Çështje ADN-së. Zgjidhja? Eugenetika: "Duhet të çiftëzojmë gra dhe burra me dimensione të mëdha dhe të shohim se çfarë ndodh".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit