Brighton-i i De Zerb-it bën mrekullinë, ndal City-n me një super gol (Video)

24 Maj 2023
23:10
Denis Hakanaj
back button

Pas 12 fitoresh radhazi në kampionat, Manchester City është ndalur në fushën e Brighton-it, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit që ishte shtyrë.

Kanë qenë kampionët e freskët të Premier League që kanë goditur të parët duke kaluar në avantazh në minutën e 25-të me Foden, i cili nuk e ka shpërdoruar asistin e marrë nga Haaland.

BRIGHTON-MANCHESTER CITY – GOLI I FODEN – VIDEO

Kundërpërgjigja e vendasve ka ardhur në minutën e 31-të me një gol të Mitoma-s, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë.

BRIGHTON-MANCHESTER CITY – GOLI KRYEVEPER I ENCISO – VIDEO

Nuk është anuluar goli kryevepër i shënuar nga Enciso në minutën e 38-të, i cili ka kapur në befasi portierin Ortega me një predhë të vërtetë nga jashtë zone.

Qytetarët janë kthyer në avantazh në minutën e 79-të me Haaland, por VAR ka ndërhyrë përsëri dhe e ka anuluar për shkak të një faulli.

Rezultat historik për Brighton-in, që ka marrë kështu pikën që i duhej për të siguruar kualifikimin matematik në Europa League.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit