Brighton ndal vrapin e Arsenal, nuk ka fitues në Amex Stadium

2 Tetor 2021
20:28
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim 0-0 Brighton-Arsenal, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Premier League.

Ndalet kështu vrapi i Topçinjve, që janë paraqitur në këtë ndeshje pas 3 fitoresh radhazi në kampionat.

Rastet më të mëdha të ndeshjes së luajtur në Amex Stadium janë krijuar në pjesën e parë, me vendasit që kanë shkuar disa herë afër golit, por pa arritur të tregohen të saktë.

Aubameyang dhe Smith Roëe kanë qenë më të rrezikishmit për miqtë.

Në fundin e takimit, Brighton ka pretenduar për një penallti, por arbitri Moss ka vendosur të mos e akordojë pasi ka riparë imazhet në VAR.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit