Britaniku Stedman triumfon në edicionin e 80-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë

27 Maj 2023
9:37
Telesport
back button

Çiklisti britanik Maximilian Stedman (skuadra Velo Schils) është shpallur fitues i edicionit të 80-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë. Në përfundim të 5 etapave (ajo e 4-t u anullua për shkak të motit), ai dha kohën e përgjithshme 12h32’31”.

Në vendin e dytë u klasifikua çiklisti rumun Cristian Raileanu, ndërsa në podium u ngjit edhe greku Periklis Ilias. Vetëm vendi i katërt për Mikel Demiri, që në këtë Tur përfaqësonte ngjyrat e kombëtares kuqezi, më i miri nga shqiptarët. Ai u rendit me 13 sekonda më shumë se britaniku.

Stedman fitoi etapën e parë të këtij turneu dhe epërsinë që pat fituar në atë garë e ruajti deri në fund. Për sa i përket etapës së pestë, ajo Përmet-Fier, u fitua nga greku Polychronis Tzortzakis, që dha kohën 2h42’55”. Ai la pas Samir Jabrayilov të Azerbajxhanit dhe turkun Tunuz Emre.

Pas mbërritjes në Fier u zhvilluan edhe ceremonitë përkatëse për të gjithë fituesit, ku Stedman triumfoi duke mbajtur edhe fanellën e verdhë të liderit. Greku Nikiforos Arvanitou mori fanellën jeshile (Sportisti me më shumë pikë), ndërsa patrioti i tij Periklis Ilias mori fanellën me pika (maloristi më i mirë). Fanellën e të riut më të mirë, atë të bardhë, e mori britaniku Jonah Killy. Skuadra më e mirë e Turit u shpall ajo e Greqisë, me 37h38’12”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit